Numrat në luftën kundër COVID-19 në Kinë: Kina një strehë e sigurt për investitorët e huaj
2022-12-24 16:38:48

Kina është bërë një strehë e sigurt për investitorët e huaj dhe po udhëheq botën në hyrjet e kapitalit të huaj, pasi flukset hyrëse të kapitalit të saj vazhdojnë të rriten në mënyrë të qëndrueshme gjatë pandemisë së COVID-19, pavarësisht atmosferës së zymtë për investitorët globalë.

Investimet e huaja direkte globale (FDI) u tkurrën me 42 për qind në vitin 2020 për shkak të ndikimeve të pandemisë së COVID-19, ndërsa fluksi i tyre në Kinë u rrit pavarësisht prirjes së uljes.

Në vitin 2020, fluksi hyrës në Kinë në përdorim aktual ishte 144.4 miliardë dollarë, me një rritje prej 4.5 për qind nga viti në vit, sipas të dhënave statistikore nga ministria e Tregtisë.
Në 10 muajt e  parë të këtij viti, fluksi hyrës i investimeve të huaja direkte në pjesën kontinentale kineze në përdorim aktual u rrit me 17.4 për qind nga një vit më parë, duke arritur në 168.3 miliardë dollarë, duke iu afruar shifrës së vitit të kaluar, po sipas ministrisë së Tregtisë.  
Po në 10 muajt e parë, këto hyrje në industritë e teknologjisë së lartë u shtuan me  31.7 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Konkretisht ato u shtuan 57.2 për qind nga viti në vit, ndërsa në sektorin e shërbimeve të teknologjisë së lartë u rritën me  25 për qind, krahasuar po me një vit më parë. (Xu Guang)