Fusha e naftës në Xinjiang arrin prodhim rekord të naftës së papërpunuar dhe gazit natyror
2022-12-24 16:09:26

nga VCG

nga VCG

Dega e Xinjiang e “PetroChina”, prodhuesi më i madh i naftës dhe gazit në Kinë, njoftoi se deri më tani këtë vit ka nxjerrë më shumë se 17 milionë tonë naftë bruto dhe gaz natyror, duke arritur një rekord të lartë, citon “Xinhua”.

Kompania e fushës së naftës Xinjiang njoftoi se kishin shpuar 722 puse në pellgun Junggar këtë vit, duke prodhuar 14.09 milionë tonë naftë bruto dhe 3.75 miliardë metra kub gaz natyror.

“Këtë vit, ne përshpejtuam shfrytëzimin e gazit natyror dhe naftës dhe inovacionin teknologjik në Mahu, një mega fushë nafte me një rezervë të provuar nafte që tejkalon 1 miliard tonë, dhe Jimsar, një zonë demonstrimi në nivel kombëtar për naftën argjilor kontinentale, e cila mbështeti fuqimisht projektin e ri në prodhimin e naftës dhe gazit në fushën e naftës Xinjiang”, tha Dai Yong, drejtor i divizionit të shfrytëzimit të kompanisë.

nga VCG

nga VCG

Fusha e naftës në Xinjiang është e para e madhe e naftës e ndërtuar pas themelimit të Republikës Popullore të Kinës. Ajo fokusohet në eksplorimin dhe zhvillimin e basenit Junggar, duke mbuluar 18 biznese si kërkimi shkencor, paraeksplorimi i naftës dhe gazit, vlerësimi i rezervuarëve, si dhe shfrytëzimi, prodhimi, magazinimi, transporti dhe shitja e naftës dhe gazit.

Deri tani, kompania ka zhvilluar 33 fusha nafte dhe gazi, duke prodhuar rreth 430 milionë tonë naftë bruto dhe 99 miliardë metra kub gaz natyror. (Irma)

nga VCG

nga VCG