Kompania kineze e majasë zgjeron prodhimin deri në 60.000 tonë në Egjipt
2022-12-24 15:06:02

Xinhua

Xinhua

Xinhua

Xinhua

“Angel Yeast Egypt, një degë e një kompanie lider kineze në industrinë e majasë, filloi të ndërtojë një linjë të re prodhimi në një fabrikë në zonën industriale në qytetin Beni Suef në Egjiptin e Mesëm.

Pas përfundimit të linjës së re, e cila mund të prodhojë rreth 20.000 tonë produkte me maja në vit, kapaciteti vjetor i prodhimit në fabrikën egjiptiane do të arrijë në afro 60.000 tonë, shkruan “Xinhua”.

“Për më shumë se dhjetë vjet funksionim në Egjipt, kompania ka arritur përfitime të mira me të ardhurat vjetore të këmbimit valutor që arrijnë në 80 milionë dollarë amerikanë për Egjiptin”,- tha Sun Yuxiang, menaxher i përgjithshëm i “Angel Yeast Egypt”.

Kompania kineze mbështetet dhe mirëpritet fuqishëm nga qeveria egjiptiane, jo vetëm sepse janë krijuar afro 900 vende pune për banorët vendas, por gjithashtu kanë zhvilluar dhe një cikël miqësor ndaj mjedisit duke përpunuar ujërat e zeza, tha Sun.

Xinhua

Xinhua

Xinhua

Xinhua

Khaled Rageb, kryetar i Autoritetit të Zhvillimit të Qytetit të Ri Beni Suef në provincën Beni Suef, e cilësoi “Angel Yeast Egypt” si një nga kompanitë më të rëndësishme në zonë.

Hapja e linjës së re të prodhimit të fabrikës shënon suksesin e arritjes së objektivave të kompanisë dhe do të tërheqë më shumë investitorë në zonën industriale në Egjiptin e Mesëm, shtoi ai.

Linja e re pritet të përfundojë dhe të vihet në funksion në maj 2024. (Irma)