Porti Qinzhou, rritje të fuqishme të tregtisë së jashtme në janar-nëntor
2022-12-24 15:09:44

nga VCG

nga VCG

nga VCG

nga VCG

Porti Qinzhou në Kinën jugore trajtoi 100.55 miliardë juanë (14.42 miliardë dollarë amerikanë) mallra të importuara dhe eksportuara nëpërmjet Korridorit të Ri Ndërkombëtar të Tregtisë Tokësore-Detare në 11 muajt e parë të vitit, një rritje prej 98.9% në baza vjetore, njoftoi autoriteti doganor vendor, citon “Xinhua”.

Korridori tregtar tokësor-detar është një kalim tregtar dhe logjistik i ndërtuar bashkërisht nga provincat perëndimore kineze dhe vendet e ASEAN-it, me Qinzhou dhe disa porte të tjera në Rajonin Autonom të Guangxi Zhuang si porta kryesore tregtare.

Mallrat e importuara nëpërmjet portit ishin kryesisht nafta bruto, soja, minerali i manganit dhe qymyri. Mallrat e eksportuara përfshinin benzinë, karburant të aviacionit, acid fosforik të kategorisë ushqimore dhe karton të bardhë, sipas Doganës Nanning.

nga VCG

nga VCG

Si një platformë kyçe për logjistikën dhe tregtinë ndërkufitare midis Kinës perëndimore dhe vendeve ASEAN, porti Qinzhou tani lidh 12 rajone provinciale në Kinën perëndimore dhe portet kryesore në vendet e ASEAN-it me trena mallrash dhe 40 rrugë transporti me kontejnerë. (Irma)