Manastirliu: Politikë e re sociale për nënat me shumë fëmijë
2022-12-24 15:17:13

Ministrja e Shendetesise Ogerta Manastirliu (Foto Atsh)

Ministrja e Shendetesise Ogerta Manastirliu (Foto Atsh)

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastiliu, deklaroi se nga janari 2023 nis zbatimi i politikës së re të mbështetjes së nënave të papuna më shumë fëmijë, të cilave do t’u njihen si vite pune 5 vitet e para të kujdesit për fëmijën e tretë.

Gjatë fjalës së mbajtur në Kuvendin e Shqipërisë, ministrja Manastirliu tha se kjo politikë vjen e iniciuar nga anketimi përmes Këshillimit Kombëtar, për mbështetjen e nënave me tre e më shumë fëmijë, citon “ATSH”.

Sipas saj, ky program që do të jetë lehtësisht i aksesesueshëm për të gjitha nënat që do të aplikojnë në të nëpërmjet platformës online e-Albania.

Duke folur për programet e mbrojtjes sociale, Manastirliu tha se vetëm gjatë këtij viti u rrit me 20% masa e ndihmës ekonomike, si dhe u dyfishua masa e ndihmës ekonomike për gratë kryefamiljare me dy fëmijë, pas dyfishimit të masës së ndihmës për nënat me tre e më shumë fëmijë.

Programi i ri i mbështetjes së nënave me shumë fëmijëve të cilave do t’i subvencionohen nga shteti kontributet e sigurimeve shoqërore e shëndetësore, nis zbatimin në janarin 2023. Plan-projektit i është përcaktuar një fond i veçantë prej 600 milionë lekësh në vitin e parë të zbatimit, sipas një skemë të kontrolluar për të gjithë subvencionimin e kontributeve shoqërore dhe shëndetësore. (Irma)