Forum në Hong Kong për mundësitë në ndërtimin e “Një brez, një rrugë”
2022-12-23 14:26:40

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Në Rajonin e Posaçëm Administrativ të Hong Kongut u zhvillua një forum ku u theksua roli dhe mundësitë e qendrës financiare ndërkombëtare në ndërtimin e nismës “Një brez, një rrugë” (BRI), shkruan “Xinhua”.

Paul Chan, sekretari financiar i qeverisë HKSAR, tha se pozicioni i Hong Kongut si një qendër financiare ndërkombëtare do të forcohet në procesin e zhvillimit të “Një brez, një rrugë”.

“Në të ardhmen, Hong Kongu do të përdorë fuqitë e tij për t'i shërbyer nevojave të vendit, për t'u integruar në mënyrë aktive në zhvillimin e përgjithshëm të vendit dhe me siguri do të përfitojë nga zhvillimi i vazhdueshëm i vendit dhe rajonit”,- tha Chan në fjalimin e tij në forumin financiar BRI.

Pan Yundong, zëvendëskomisioneri i Ministrisë së Jashtme kineze në HKSAR, tha se viti 2023 shënon 10-vjetorin e nismës BRI dhe Hong Kongu, i cili po integrohet në zhvillimin e përgjithshëm të vendit dhe po merr pjesë në ndërtimin e BRI-së, sigurisht që do të krijojë avantazhe të reja, për të arritur zhvillim të ri dhe për të dhënë kontribute të reja.

Forumi u organizua nga “Bauhinia Culture Holdings Ltd.” dhe morën pjesë rreth 200 persona. (Irma)