Ukraina do të fokusohet në mbështetjen e biznesit dhe te eksportet në vitin 2023
2022-12-23 14:12:50

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Ministria ukrainase e Ekonomisë do të fokusohet në mbështetjen e biznesit dhe zhvillimin e mundësive të eksportit në vitin 2023, njoftoi shërbimi për shtyp i qeverisë.

Vitin e ardhshëm, ministria do të përpiqet të rrisë vëllimin e programeve të ndihmës së biznesit duke zbatuar mekanizma efektivë për të mbështetur aktivitetet ekonomike, thuhet në një deklaratë në faqen e internetit të qeverisë ukrainase, citon “Xinhua”.

Në veçanti, Ukraina planifikon të ofrojë kredi të lira për njerëzit e biznesit dhe të zhvillojë programin “eRobota”, i cili parashikon grante për sipërmarrësit për të filluar ose rritur bizneset e tyre të vogla, thuhet në deklaratë.

Në një përpjekje për të rritur eksportet e saj, Ukraina do të kërkojë të zgjasë regjimet e përkohshme të tregtisë pa taksa me Bashkimin Evropian, Shtetet e Bashkuara dhe Britaninë të paktën për periudhën gjatë së cilës është në konflikt me Rusinë, thuhet në dokument.

Përveç kësaj, sipas njoftimit, Ukraina do të intensifikojë përpjekjet për të zhbllokuar portet e Detit të Zi, në veçanti portin jugor të Mykolaiv, dhe do të zhvillojë infrastrukturën në Ukrainën perëndimore. (Irma)