Xi Jinping-u takon kryeekzekutivin e Hong-Kongut Li Jiachao
2022-12-23 20:14:43

foto: VCG

foto: VCG

Presidenti kinez Xi Jinping u takua të premten pasdite me kryeekzekutivin e Rajonit të Posaçëm Administrativ të Hong-Kongut Li Jiachao (John Lee), i cili erdhi në Pekin për të raportuar mbi punën e tij. Xi Jinping-u dëgjoi raportin e Li Jiachao-s mbi situatën aktuale dhe punën e qeverisë së Rajonit të Posaçëm Administrativ të Hong-Kongut.

 

Xi Jinping-u tha se, pasi u bë kryeekzekutiv i rajonit, Li Jiachao e ka udhëhequr qeverinë e re të Rajonit të Posaçëm Administrativ të Hong-Kongut për të marrë përsipër përgjegjësi dhe për të qenë pragmatike dhe premtuese, duke bashkuar të gjithë sektorët e shoqërisë, duke mbrojtur me vendosmëri sigurinë kombëtare, duke rikthyer fuqishëm gjallërinë ekonomike, duke studiuar e zbatuar frymën e Kongresit të 20-të të PKK-së dhe duke demonstruar atmosferën e re të "qeverisjes së Hong-Kongut nga patriotët". Hong-Kongu po bën përparim të qëndrueshëm në rrugën e duhur të parimit "Një vend, dy sisteme". Qeveria qendrore e miraton plotësisht punën e Li Jiachao-s dhe të qeverisë së Rajonit të Posaçëm Administrativ të Hong-Kongut.

 

Xi theksoi më tej se Kongresi i 20-të Kombëtar i Partisë Komuniste të Kinës hartoi planin gjithëpërfshirës për zhvillimin e sipërmarrjeve të ndryshme të Partisë dhe të vendit në epokën e re dhe rrugëtimin e ri. "Një vend, dy sisteme" është një nismë madhore pioniere e socializmit me karakteristika kineze dhe rregullimi më i mirë institucional për ruajtjen e lulëzimit dhe stabilitetit afatgjatë pas kthimit në atdhe të Hong-Kongut dhe Makaos. Qeveria qendrore do të zbatojë plotësisht, saktë dhe në mënyrë të palëkundur politikën "Një vend, dy sisteme", do të mbështesë plotësisht kryeekzekutivin dhe qeverinë e rajonit të posaçëm administrativ në qeverisjen në përputhje me ligjin, do ta përkrahë plotësisht Hong-Kongun për të shfrytëzuar plotësisht epërsitë e tij të veçanta, për të zhvilluar gjerësisht bashkëpunimin ndërkombëtar, për t’u integruar më mirë në situatën e përgjithshme të zhvillimit kombëtar dhe për të kontribuuar më shumë në përtëritjen e kombit kinez.