Industria postare e Kinës sheh rritje të qëndrueshme në janar-nëntor
2022-12-22 13:49:55

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Industria postare e Kinës raportoi rritje të qëndrueshme në të ardhurat e biznesit në 11 muajt e parë të këtij viti. Të dhënat e Zyrës Shtetërore të Postës treguan se nga janari në nëntor, të ardhurat e sektorit postar të Kinës u zgjeruan 5.6 për qind nga viti në vit për të qëndruar në rreth 1.23 trilionë juanë (rreth 176.6 miliardë dollarë amerikanë), përcjell “Xinhua”.

Kompanitë e shërbimit të dorëzimit ekspres të Kinës trajtuan 100.21 miliardë pako në 11 muajt e parë, 2.2 për qind më shumë se një vit më parë. Të ardhurat e tyre nga biznesi arritën në 956.98 miliardë juanë gjatë periudhës, 1.6 për qind më shumë nga viti në vit.

Vetëm në nëntor, sektori postar i Kinës grumbulloi 119.98 miliardë juanë të ardhura nga biznesi, duke shënuar një rënie prej 5 për qind nga viti në vit. (Elona)