Fshatrat kinezë, mes më të mirëve për turizmin këtë vit nga UNWTO
2022-12-22 13:34:55

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Fshati Dazhai në Rajonin Autonom Guangxi Zhuang të Kinës jugore dhe fshati Jingzhu në komunën Chongqing të Kinës jugperëndimore janë emëruar ndër fshatrat më të mirë të turizmit të vitit 2022 nga Organizata Botërore e Turizmit (UNWTO).

Ministria kineze e Kulturës dhe Turizmit zbuloi lajmin të martën në mbrëmje, duke cituar listën e sapopublikuar të 32 Fshatrave më të Mirë Turistikë të vitit 2022, bën të ditur “Xinhua”.

Më parë, Yucun dhe Xidi, fshatra në provincat Zhejiang dhe Anhui të Kinës Lindore, respektivisht, ishin njohur ndër fshatrat më të mirë të turizmit nga UNWTO.

UNWTO e nisi iniciativën e fshatrave më të mirë turistikë në vitin 2021. (Elona)