Kina do të lehtësojë më tej lëvizjen e personelit ndërkufitar
2022-12-22 13:24:42

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Kina do të ofrojë më shumë lehtësi për shkëmbimet ndërkufitare të personelit në dritën e rrethanave aktuale, tha të mërkurën një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme.

Zëdhënësi Mao Ning i bëri komentet në një konferencë të përditshme, ku tha se që nga shpërthimi i Covid-19, Kina ka marrë një qasje të koordinuar, citon “Xinhua”.

“Kina ka marrë drejtimin në rifillimin e punës dhe prodhimit në nivel global, ka promovuar në mënyrë aktive hapjen e nivelit të lartë dhe ka optimizuar politikat e vizave përmes kanaleve të shpejta. Ne gjithashtu kemi rritur fluturimet ndërkombëtare në mënyrë të rregullt, kemi thjeshtuar masat e parandalimit dhe kontrollit në distancë dhe kemi lehtësuar shkëmbimet me njerëzit, duke dhënë kështu një kontribut jetik në stabilitetin e zinxhirëve industrialë dhe të furnizimit global”,- tha Mao. (Elona)