Kinë: Vihet në funksionim projekti më i madh i energjisë së erës detare që arrin barazi rrjeti
2022-12-22 16:17:55

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Të gjitha njësitë e projektit të energjisë së erës detare të Korporatës së Përgjithshme të Energjisë Bërthamore të Kinës (CGN) u lidhën të martën me rrjetin në qytetin Shanwei të provincës Guangdong të Kinës Jugore, duke shënuar përfundimin dhe nisjen nga funksionimi të veprës më të madhe të energjisë së erës detare në Kinë që ka arritur barazi rrjeti.

Barazi rrjeti për energjinë e erës detare quhet pika në të cilën çmimi i energjisë elektrike të prodhuar nga era që futet në rrjet është i barabartë me çmimin e qymyrit pa subvencione.

Kapaciteti i përgjithshëm i instaluar i kësaj vepre është 1.4 milion kilovatë, dhe ajo pritet të prodhojë 4 miliardë kilovatorë energji elektrike në vit, e barasvlershme me kursimin e 1.27 milion tonëve qymyr standard dhe pakësimin e 3.1 milion tonëve lëshime të dioksidit të karbonit, u shpreh Bao Xiupeng, menaxheri i përgjithshëm i Korporatës së Energjisë së Re të Erës Detare “Shanwei“ të CGN-it.