Kina do të rrisë zhvillimin e ofruesve të shërbimeve të burimeve njerëzore
2022-12-21 17:12:59

foto nga VCG

Parku kombëtar i burimeve njerëzore në distriktin Chaoyang të Pekinit/ foto nga VCG

Kina do të mbështesë rritjen e njësive të tregut në sektorin e shërbimeve të burimeve njerëzore gjatë periudhës 2023-2025, sipas një qarkoreje të publikuar nga Ministria e Burimeve Njerëzore dhe Sigurimeve Shoqërore, shkruan “Xinhua”.  

Sipas qarkores, vendi synon të ketë rreth 50 sipërmarrje kryesore dhe afërsisht 100 firma më të vogla që janë inovative dhe dalluese në ofrimin e shërbimeve të specializuara të burimeve njerëzore deri në vitin 2025.  

Në dokument thuhet se do të merren masa për zgjerimin e punësimit përmes forcave të tregut dhe do të krijohen platforma për të përshtatur ofertën me kërkesën në fusha kyçe, si prodhimi.  

Ndihma do t'u ofrohet rajoneve perëndimore dhe verilindore të Kinës për të forcuar tregjet lokale të burimeve njerëzore.  

Kina planifikon të krijojë rreth 30 parqe kombëtare industriale për shërbimet e burimeve njerëzore dhe një grup parqesh industriale lokale deri në vitin 2025, duke u fokusuar në ndërtimin e tregjeve kombëtare të talenteve të nivelit të lartë në fusha kyçe, thuhet në qarkore.  

Në dokument thuhet se do të bëhen gjithashtu përpjekje për të avancuar hapjen në sektor, për të lehtësuar bashkëpunimin përkatës në kuadër të nismës “Një brez, një rrugë” dhe për të krijuar baza të cilësisë së lartë të eksportit për shërbimet e burimeve njerëzore.  (Elona)