Kinë: Konferenca Qendrore e Punës Ekonomike nxit vetëmbështetjen e vetëforcimin tekniko-shkencor
2022-12-21 16:37:09

foto nga CFP

I pari aeroplan "C919" iu dorëzua përdoruesit "China Eastern Airlines" në Shangai, më 9 dhjetor 2022/ foto nga CFP

Politikat tekniko-shkencore të Kinës duhet të jenë vetëmbështetja dhe vetëforcimi, sipas Konferencës Qendrore të Punës Ekonomike të përvitshme të Kinës, që u zhvillua të enjten e të premten e kaluar në Pekin, ku liderët kinezë përcaktuan përparësitë e punës ekonomike në vitin 2023.

Xiao Youdan, studiues në Institutin e Shkencës dhe të Zhvillimit pranë Akademisë së Shkencave të Kinës, tha gjatë një interviste për gazetën kineze “E Përditshmja e Shkencës dhe Teknologjisë” se mbledhja e këtij viti vuri në dukje rolin kyç të politikës tekniko-shkencore në sistemin e politikës makroekonomike dhe theksoi koordinimin dhe bashkëpunimin midis politikave tekniko-shkencore, financiare, monetare, industriale dhe shoqërore.

Për realizimin e vetëmbështetjes dhe vetëforcimit tekniko-shkencor, Kina duhet të jetë e pavarur dhe në gjendje të zotërojë teknologjitë kyçe dhe thelbësore, të zotërojë kapacitete të thella teknologjike dhe të krijojë ide origjinale shkencore e arritje teknologjike në mënyrë të vazhdueshme, theksoi Ding Minglei, studiues nga Instituti i Nxitjes së Zhvillimit të Shkencës e Teknologjisë të Kinës.

Ding shtoi se faktorët e novacionit të cilësisë së lartë të vendit duhet të përqendrohen, talentet novatore duhet të shfaqen pandërprerë dhe shoqëria duhet mbushur plot me gjallëri novatore.

Kina duhet t’i përmbahet novacionit të pavarur, ndërkohë që duhet të këmbëngulë në zgjerimin e hapjes dhe të bashkëpunimit në më shumë fusha dhe në nivel më të lartë, u shpreh Ding. (Wang Lei/ Artan)