Autoriteti i Transportit në Kinë kërkon rifillimin e transportit publik
2022-12-20 16:36:59

 Metro në Pekin(Foto:VCG)

Metro në Pekin(Foto:VCG)

Autoriteti i Transportit në Kinë ka kërkuar përpjekje për të rifilluar funksionimin e rregullt të shërbimeve të transportit publik, një hap i mëtejshëm për të optimizuar përgjigjen ndaj Covid-19, njofton “Xinhua”.

Kërkesa që lejon pasagjerët të udhëtojnë në rajone të tjera pa rezultate negative të testit të acidit nukleik, kodin shëndetësor, testin pas mbërritjes ose regjistrimin e informacionit, duhet të zbatohet në mënyrë rigoroze, sipas një njoftimi të publikuar nga Ministria e Transportit.

Ministria u kërkoi gjithashtu zonave që dikur pezulluan shërbimet e transportit për shkak të masave të kontrollit të epidemisë, të rivendosin menjëherë funksionimin e rregullt.

Mbështetja do të shtrihet për operatorët e transportit për t'i inkurajuar ata të ofrojnë shërbime të ndryshme, duke përfshirë transportin e personalizuar dhe biletat elektronike, thuhet në njoftim. (Fatosi)