Merr formë anija kineze e shpimit të oqeanit
2022-12-20 15:40:02

 

Foto:VCG

Foto:VCG

Trupi kryesor i një anijeje shpimi kërkimore në ujëra të thella kineze ka marrë formë në Guangzhou, provincën Guangdong të Kinës jugore, njoftoi “China Science Daily”, citon “Xinhua”.

Anija, e projektuar për 42.000 tonë zhvendosje uji për shpime në thellësi 10.000 metra në det, u zhvillua dhe u ndërtua në mënyrë të pavarur nga Kina.

Foto:VCG

Foto:VCG

Anija është e aftë për shpime nafte dhe gazi, si dhe shpime shkencore të oqeanit, raportoi gazeta.

Ndërtimi i anijes së shpimit filloi në nëntor 2021. Ajo pritet të përfundojë plotësisht në vitin 2024. (Fatosi)