Kina i mban normat bazë të huave të pandryshuara në dhjetor
2022-12-20 17:30:28

Foto: VCG

Banka qendrore kineze i mbajti normat bazë të huave të mbështetura te tregu të pandryshuara për të katërtin muaj me radhë të martën.

Norma kryesore e kredive njëvjeçare, e cila ndikon në shumicën e kredive të reja dhe të pashlyera në Kinë, mbeti në 3.65 për qind. Norma kryesore e kredive më shumë se pesëvjeçare, mbi të cilën shumë huadhënës i bazojnë normat e tyre hipotekore, ishte 4.3 për qind.

Sivjet norma kryesore e kredive njëvjeçare u ul me 15 pikë bazë dhe norma kryesore e kredive mbi pesëvjeçare me 35 pikë bazë.