SPAK, Dumani: Luftë ndaj korrupsionit të zyrtarëve dhe krimit të organizuar
2022-12-20 15:09:10
Altin Dumani, kreu i SPAK-ut (Foto:RTSh)
Kreu i ri i Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (SPAK), Altin Dumani, u prezantua të hënën para stafit.
Në fjalën e tij, Dumani deklaroi se në fokus të punës së tij në krye të SPAK do të jetë lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, njofton “RTSH”.
Dumani u ka bërë thirrje hetuesve se zyra e drejtuesve do të jetë gjithnjë hapur, ndërsa nxiti stafin që të demonstrojnë se janë të aftë kundër çdo shkelës ligji.
Altin Dumani u zgjodh më 16 dhjetor në krye të SPAK me 5 vota pro nga anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
Ai do të ketë një mandat 3-vjeçar pa të drejtë rizgjedhje.
Dumani zëvendëson në këtë detyrë Arbën Krajën, të cilit i mbaroi mandati. (Fatosi)
Lajmet Kryesore