Investimi total i Fondit të Zhvillimit Kinë-Afrikë i kalon 5 miliardë dollarë
2022-12-20 16:46:27

 Foto:VCG

Foto:VCG

Fondi i Zhvillimit Kinë-Afrikë, një fond investimi i kapitalit, ka investuar më shumë se 5 miliardë dollarë amerikanë në vendet afrikane, njoftoi fondi, citon “Xinhua”.

Duke mbuluar infrastrukturën, bujqësinë, jetesën e njerëzve, bashkëpunimin e kapaciteteve, parqet industriale dhe fusha të tjera, investimi ka ndihmuar në rritjen e ekonomive lokale, punësimit dhe të ardhurave nga taksat në Afrikë.

Foto:VCG

Foto:VCG

Me investimin e madh dhe të larmishëm, fondi ka luajtur një rol shembullor në promovimin e ndërtimit të përbashkët të “Një brez, një rrugë” midis Kinës dhe vendeve afrikane.

Fondi u krijua për të mbështetur kompanitë kineze në Afrikë në vitin 2007 pas Samitit të Pekinit të Forumit për Bashkëpunimin Kinë-Afrikë (FOCAC) në vitin 2006, me një shkallë fillestare prej 5 miliardë dollarësh.

Në vitin 2015, gjatë samitit FOCAC në Johannesburg, Kina njoftoi se do të ndante më tej 5 miliardë dollarë për fondin.

Foto:VCG

Foto:VCG

Deri më tani, fondi ka vendosur të investojë më shumë se 6.6 miliardë dollarë në projekte në 39 vende afrikane dhe ka nxitur më shumë se 31 miliardë dollarë investime nga ndërmarrjet kineze. (Fatosi)