Bursa e Shangait feston 32 vjet sukses, sfidon proteksionizmin
2022-12-20 15:35:10

 Shangai(Foto:VCG)

Shangai(Foto:VCG)

Bursa e Shangait (SSE) u krijua më 19 dhjetor 1990, në mes të epokës së reformave dhe hapjes, duke i rënë kambanës së hapjes së tregut të kapitalit të Kinës së Re në brigjet e lumit Huangpu të Shangait, shkruan “CGTN”.

SSE u hap me vetëm tetë kompani të listuara me një vlerë totale tregu prej 1.23 miliardë juanë (180 milionë dollarë).

Në 32 vitet e fundit, SSE është zhvilluar në bursën e tretë më të madhe në botë, me 2166 kompani të listuara dhe një vlerë totale tregu prej 47.4 trilionë juanë deri më 18 dhjetor, sipas faqes së saj të internetit. (Fatosi)