Lufta e Kinës kundër COVID-19 në shifra: 3.46 miliardë doza vaksinash të bëra deri tani
2022-12-19 21:06:28

Diagrami nga CGTN

Deri të shtunën, në pjesën kontinentale të Kinës janë bërë pothuajse 3.46 miliardë doza vaksinash të COVID-19. Nëse supozohet që çdo person ka nevojë për dy doza, kjo shifër mjafton për të vaksinuar rreth 122 për qind të popullsisë së vendit, 82 për qind të popullsisë me tre doza dhe 61 për qind me katër doza.

Në Kinë kohët e fundit ka nisur të bëhet doza e dytë përforcuese për COVID-19, duke ofruar një dozë të katërt për disa grupe që e kanë bërë dozën e parë përforcuese më shumë se gjashtë muaj më parë. (Artan)