Pekini radhitet në vendin e tretë për novacionin tekniko-shkencor
2022-12-19 21:38:32

Disltrikti Qendror i Biznesit i Pekinit/ VCG

Disltrikti Qendror i Biznesit i Pekinit/ VCG

Pekini, në vend të Londrës, radhitet për herë të parë në vendin e tretë në vlerësimin e qendrave ndërkombëtare të novacionit tekniko-shkencore të mbarë globit, sipas raportit “Treguesi Global i Qendrave të Novacionit 2022”, të publikuar të hënën në uebsajtin zyrtar të revistës “Nature”, bashkërisht nga Grupi “Springer Nature” dhe Universiteti Tsinghua.

Në vlerësimin e sivjetshëm, Nju-Jorku dhe zona metropolitane San-Francisko - San-Hoze radhiten në dy vendet e para. Ndërsa qytetet apo qarqet e tjera në dhjetë vendet e para pas Pekinit janë përkatësisht Londra, Bostoni, Zona e Madhe e Gjirit Guangdong – Hong-Kong - Makao, Tokioja, Gjeneva, Parisi dhe Shangai.

“Treguesi Global i Qendrave të Novacionit 2022”, që përfshin 31 tregues konkretë nga tre aspekte, si qendra shkencore, lartësia e novacionit dhe ekologjia e novacionit, vlerëson aftësinë novatore të 100 qyteteve (zonave metropolitane) në mbarë botën dhe pasqyron prirjen e ndryshimit të hartës botërore të novacionit, si dhe paraqitjen e qyteteve kryesore kineze në novacion.

Gjithsej 19 qytete kineze u përfshinë në vlerësimin e sivjetshëm të 100 qendrave novatore të mbarë globit.

Xue Lan, profesori i Universitetit Tsinghua, mendon se Pekini, Shangai dhe Zona e Madhe e Gjirit Guangdong – Hong-Kong – Makao duhet të luajnë rol drejtues për nxitjen e zhvillimit cilësor të ekonomisë kineze. (Wang Lei/ Artan)