Shitjet e makinave të pasagjerëve të nivelit të lartë në Kinë kanë shënuar rritje të fuqishme
2022-12-19 12:55:25

Foto: VCG

Shitjet e makinave të pasagjerëve të nivelit të lartë të prodhuara në Kinë regjistruan rritje të shpejtë në vend gjatë 11 muajve të parë, pavarësisht ndërprerjeve të Covid-19, treguan të dhënat e industrisë, njofton “Xinhua”.

Në këtë periudhë, më shumë se 3.51 milionë makina të tilla u shitën në Kinë, 12.7 për qind më shumë nga viti në vit, sipas Shoqatës Kineze të Prodhuesve të Automjeteve.

Vetëm në nëntor, shitjet e këtyre makinave u rritën me 18.2 për qind nga viti në vit në 380.000 njësi, sipas shoqatës.

Ajo theksoi performancën e mirë të tregut të makinave të pasagjerëve të nivelit të lartë, duke vënë në dukje se tregu mbajti elasticitet të fortë mes ndërprerjeve të Covid-19. (Fatosi)