Xi thekson shkrimin e një kapitulli të ri në praktikën e Kushtetutës së Kinës në epokën e re
2022-12-19 21:56:01

foto nga VCG

Një staf i staconit të hekurudhës në qytetin Nanking të Kinës Lindore lexoi Kushtetutën e Kinës më 3 dhjetor 2022/ foto nga VCG

Presidenti i Kinës Xi Jinping theksoi shkrimin e një kapitulli të ri në praktikën e Kushtetutës së Kinës në epokën e re, me rastin e 40-vjetorit të zbatimit të Kushtetutës së tanishme të vendit.

Duhen më shumë përpjekje për shtimin e ndërgjegjshmërisë për Kushtetutën, zhvillimin e shpirtit të Kushtetutës, nxitjen e zbatimit të Kushtetutës dhe për luajtjen më mirë të rolit të rëndësishëm të saj në qeverisjen e vendit, tha Xi në një artikull të publikuar të hënën.

Sipas tij, kjo do të krijojë një garanci të fortë për kthimin e Kinës në një vend socialist modern në të gjitha aspektet dhe për nxitjen e rilindjes së madhe të kombit kinez në mënyrë të gjithanshme. (Wang Lei/ Artan)