Festivali ndërkombëtar i filmit hapet në Hainan të Kinës
2022-12-19 14:12:03

Foto: VCG

Festivali i katërt Ndërkombëtar i Filmit Hainan u hap të dielën në Sanya, një qytet turistik në provincën Hainan të Kinës jugore, njofton “Xinhua”.

Në festivalin e këtij viti ka bërë bashkë 3761 filma nga 116 vende dhe rajone për çmimet “Golden Coconut”, sipas komitetit organizativ.

Gjatë festivalit pritet të shfaqen 80-100 filma, si dhe do të mbahen edhe nëntë forume.

I zhvilluar për herë të parë në vitin 2018, festivali i filmit organizohet bashkërisht nga Grupi Mediatik i Kinës dhe qeveria provinciale Hainan. Festivali i këtij viti do të përfundojë më 25 dhjetor. (Fatosi)