AKSHI: Shqipëria, shteti më modern në rajon për digjitalizimin
2022-12-19 14:54:51

Foto: ATSH

Përmes Platformës Qeveritare të Ndërveprimit, në Shqipëri ndërveprojnë në kohë reale 57 sisteme elektronike shtetërore dhe çdo muaj regjistron mesatarisht 17 milionë transaksione, shkruan “ATSH”.

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit bën të ditur se falë saj, e-Albania funksionon pa ndërprerë, ndërsa për çdo aplikim të qytetarëve apo bizneseve 2/3 e formularëve elektronikë plotësohen automatikisht.

“Portali qeveritar e-Albania është ngritur dhe funksionon falë plartformës Qeveritare të Ndërveprimit. Janë 1226 e-shërbime që funksionojnë falë Platformës Qeveritare të Ndërveprimit. Shqipëria është sot shteti më modern në rajon për dixhitalizimin”, bën të ditur AKSHI.

Platforma është ndërtuar me teknologjinë Microsoft, sipas modelit “Enterprise Service Bus”. Sistemet elekontronike ndërveprojnë në mënyrë të sinkronizuar dhe të pandërprerë. Për çdo aplikim, 66 % e formularëve elekronike plotësohen automatikisht. (Fatosi)