DPRK lëshon 2 raketa balistike në Detin Lindor
2022-12-19 13:03:34

Foto: Visual People

Republika Popullore Demokratike e Koresë (DPRK) lëshoi dy raketa balistike në Detin Lindor, njoftoi agjencia e lajmeve “Yonhap”, duke cituar ushtrinë e Republikës së Koresë, shkruan “CGTN”.

Shefat e Përbashkët të Shtabit (JCS) thanë se lëshimet u bënë nga zona Tongchang-ri në provincën e Pyongan-it të Veriut, midis orës 11:13 dhe 12:05 sipas kohë lokale.

“Ndërsa forcojmë aktivitetet tona të monitorimit dhe mbikëqyrjes, ushtria jonë po mban një pozicion gatishmërie të plotë në bashkëpunim të ngushtë me Shtetet e Bashkuara”,- bëri të ditur JCS në një njoftim shtypi.

Ministria japoneze e Mbrojtjes bëri të ditur se DPRK ka lëshuar dy raketa balistike dhe zyrtarët qeveritarë thanë se të dyja raketat me sa duket kanë rënë jashtë zonës ekskluzive ekonomike të Japonisë, sipas transmetuesit publik japonez “NHK”.

Këtë vit, Koreja e Veriut ka lëshuar më shumë se 60 raketa balistike, duke shënuar një rekord njëvjeçar, raportoi “Yonhap”. (Fatosi)