Ekspertët kinezë bëjnë thirrje për rritjen e bashkëpunimit ndërkombëtar bujqësor
2022-12-18 16:52:29

VCG

VCG

Më shumë se 300 pjesëmarrës nga organizata ndërkombëtare, institute kërkimore, universitete dhe ndërmarrje u mblodhën në Konferencën e 6-të Ndërkombëtare të Kërkimeve Bujqësore në Pekin, për të shkëmbyer ide se si të kontribuojmë në sigurinë globale të ushqimit. Në takim u bë thirrje për më shumë bashkëpunim ndërkombëtar në sektorin e bujqësisë, bën të ditur “China Daily”.

Me temën “Forcimi i bashkëpunimit të shkencës dhe teknologjisë bujqësore për të promovuar së bashku sigurinë ushqimore globale”, konferenca u organizua nga Qendra për Kërkime Ndërkombëtare Bujqësore (CIAR) dhe Departamenti i Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Akademisë Kineze të Shkencave Bujqësore (CAAS), duke miratuar formularin e leksioneve virtuale dhe transmetimit online.

Wu Kongming, drejtor i CAAS, tha se departamenti mbetet i përkushtuar për të ofruar zgjidhje dhe mençuri kineze për të ndihmuar në adresimin e sfidave globale si siguria ushqimore, ulja e varfërisë dhe zhvillimi i gjelbër, dhe për ta bërë këtë përmes mekanizmave të bashkëpunimit ndërkombëtar shumëpalësh dhe dypalësh.

Wu bëri thirrje që institucionet e ndërlidhura të bëjnë përpjekje të përbashkëta për të promovuar bashkëpunimin ndërkombëtar për shkencën dhe teknologjinë bujqësore.

VCG

VCG

VCG

VCG

Sipas Carlos Watson, përfaqësuesi i Organizatës së Ushqimit dhe Bujqësisë të Kombeve të Bashkuara (FAO) në Kinë, konferenca ofroi një mundësi të madhe dhe në kohë për të lehtësuar diskutimin konstruktiv mbi veprimet e përbashkëta ndërkombëtare në lidhje me zhvillimin global bujqësor dhe sigurinë ushqimore, përballë sfidave të shkaktuara nga pandemia dhe ndryshimet klimaterike.

Gjatë konferencës, ekspertët diskutuan situatën aktuale dhe perspektivat e ardhshme të bashkëpunimit ndërkombëtar në shkencën dhe teknologjinë bujqësore. Ata diskutuan gjithashtu mjedisin e politikave, mjedisin e tregut, modelin e investimeve dhe kërkesën për shërbime për investime bujqësore jashtë shtetit, si dhe strategjitë dhe masat për të garantuar sigurinë globale të ushqimit.

Konferenca Ndërkombëtare e Kërkimeve Bujqësore është mbajtur për gjashtë vite radhazi që nga viti 2017. (Irma)