Rritet numri i korrierëve në Pekin për të zgjidhur problemet e shpërndarjes
2022-12-18 16:55:55

VCG

VCG

Në Pekin është rritur numri i korrierëve që po punësohen për të ndihmuar në dërgimin e pakove të mbetura, njoftoi Administrata Postare Komunale e Pekinit, citon “China Daily”.

Sipas administratës, rreth 6000 korrierë shtesë ishin në detyrë të mërkurën krahasuar me një ditë më parë. Midis tyre, rreth 5300 u kontraktuan dhe u punësuan rishtazi, dhe rreth 660 u thirrën nga jashtë kryeqytetit për të mbështetur fluksin e dorëzimit.

Të gjitha stacionet e pezulluara të dërgesave të pakove në Pekin janë rihapur.

VCG

VCG

Sipas Zyrës Postare Shtetërore të Kinës, rreth 10.18 milionë pako u dorëzuan në Pekin të mërkurën, rreth 10 për qind më shumë se të martën.

Nëntori dhe dhjetori janë muajt e pikut për sektorin e dërgesave të pakove. Sipas Zyrës Shtetërore të Postës në Kinë, rregullatorit të sektorit, 4.3 miliardë pako u dorëzuan midis 1 dhjetorit dhe 12 dhjetorit, një rritje prej 5.6 për qind nga viti në vit.

Të nxitura nga rregullatori i industrisë, kompanitë kryesore të dërgesave të pakove thirrën korrierë nga jashtë Pekinit për të ndihmuar në zgjidhjen e situatës. (Irma)