Raporti: Të paktën 115 punonjës të medias u vranë në detyrë në vitin 2022
2022-12-17 17:24:19

VCG

VCG

Të paktën 115 punonjës të medias janë vrarë në 29 vende anembanë botës këtë vit, një rritje prej 45 për qind krahasuar me vitin e kaluar, njoftoi organizata “Press Emblem” (PEC) me qendër në Gjenevë.

Ukraina dhe Meksika ishin vendet më të rrezikshme për punonjësit e medias këtë vit, bëri të ditur “PEC” në raportin e saj vjetor, përcjell “Xinhua”.

Organizata bëri të ditur se kishte numëruar 34 viktima në Ukrainë dhe 17 në Meksikë. Ky i fundit ishte numri më i lartë vjetor i vdekjeve që të paktën nga fillimi i shekullit në këtë vend.

VCG

VCG

Sipas rajoneve, kishte 39 gazetarë të vrarë në Amerikën Latine, 37 në Evropë, 30 në Azi, shtatë në Afrikë dhe dy në Amerikën e Veriut.

Organizata dënoi ashpër të gjitha sulmet kundër gazetarëve dhe bëri thirrje që përgjegjësit për këto krime të vihen para drejtësisë sa më shpejt të jetë e mundur.

“PEC”, e themeluar në vitin 2004, synon të përmirësojë sigurinë e gazetarëve anembanë botës. (Irma)