Kina vlerësohet për 4 nga 10 arritjet më të mira inxhinierike globale
2022-12-17 17:14:26

VCG

VCG

Katër veprat kryesore inxhinierike kineze janë renditur ndër dhjetë Arritjet më të mira të Inxhinierisë Globale të këtij viti, sipas revistës “Engineering”, botimi kryesor i Akademisë Kineze të Inxhinierisë, raporton “China Daily”.

Katër projektet janë Sistemi Satelitor i Navigimit BeiDou, Ura Hong Kong-Zhuhai-Makao, programi i eksplorimit hënor i Kinës dhe treni elektrik me shpejtësi të lartë Fuxing.

Të tjerat në listë janë vaksinat kundër Covid-19, teleskopi hapësinor James Webb, raketa e rëndë e rikuperueshme Falcon, platforma publike “cloud computing”, përparime në energjinë diellore dhe një gjeneratë e re e automjeteve elektrike.

VCG

VCG

Këto arritje janë projekte të mëdha inxhinierike apo përparime të bëra në pesë vitet e fundit që kanë dhënë një vlerë të madhe ekonomike dhe sociale. Si rezultat, ato përfaqësojnë nivelin më të lartë të shkencës dhe teknologjisë inxhinierike në fushat e tyre përkatëse.

Lista u krijua nga një panel global inxhinierësh dhe teknikësh. Procesi përbëhej nga një thirrje ndërkombëtare për nominime dhe rekomandime, sondazhe publike dhe shqyrtime përfundimtare nga një komitet përzgjedhës. (Irma)