MPJ-ja: Sondazhet ndërkombëtare tregojnë besimin për ekonominë kineze
2022-12-17 18:26:31

VCG

VCG

Kohët e fundit, dhomat e tregtisë të Gjermanisë dhe Australisë në Kinë anketuan kompanitë e tyre që operojnë në këtë vend, duke zbuluar se shumica e të intervistuarve janë optimistë për mundësitë e tregut dhe fitimet e tyre në Kinë. Zëdhënësi i MPJ-së kineze Wang Wenbin u shpreh më 16 dhjetor se Kina i ka ndjekur këto sondazhe, të cilat tregojnë edhe një herë besimin e komunitetit ndërkombëtar për perspektivat e zhvillimit të ekonomisë kineze.

Wang tha se, sipas rezultatit të sondazheve, 77 për qind të kompanive gjermane të intervistuara besojnë se ritmi vjetor i rritjes së industrive të tyre do të vazhdojë pandërprerë në pesë vitet e ardhshme,  ndërsa 66 për qind e kompanive australiane planifikojnë të zgjerojnë investimet e tyre në Kinë.

VCG

VCG

“Jemi të bindur se hapja dhe bashkëpunimi është prirja kryesore e historisë dhe përfitimi i ndërsjelltë është ajo që duan njerëzit. Kina i përmbahet politikës kombëtare bazë të hapjes me botën e jashtme, ndjek me vendosmëri strategjinë e hapjes me përfitime të ndërsjella dhe të përbashkëta, nxit ndërtimin e një ekonomie botërore të hapur dhe vazhdon të ofrojë një mjedis biznesi më të marketizuar, më ligjor dhe më të ndërkombëtarizuar për investimet e huaja. Kina do të vazhdojë të jetë një pikë e nxehtë për investime dhe kompani nga e gjithë bota, përfshirë Gjermaninë dhe Australinë,” - tha Wang gjatë një konference për shtyp të mbajtur në Pekin. (Jiang Lei)