Hekurudha e re me shpejtësi të lartë hapet në Yunnan
2022-12-17 17:02:22

VCG

VCG

Provinca Yunnan në Kinën jugperëndimore, një zonë e rëndësishme hekurudhore midis Kinës dhe vendeve të ASEAN-it, do të ketë tashmë hekurudhë me shpejtësi të lartë, njoftoi Grupi Hekurudhor Shtetëror i Kinës, citon “China Daily”.

Linja 106 kilometra, me trenat me shpejtësi prej 250 km në orë, lidh Mile dhe qytetin Mengzi të Yunnan.

VCG

VCG

Linja do të shkurtojë kohën e udhëtimit midis Kunming, kryeqendrës së Yuannan dhe Honghe të qytetit Mengzi në 70 minuta.

Në veri, linja filloi ndërtimin në qershor 2018 dhe lidh hekurudhën me shpejtësi të lartë Nanning-Kunming. Në jug, ajo lidh Hekurudhën Kunming-Hekou, hekurudha e vetme e Kinës me gjerësi mesatare e cila kufizohet me Laosin. Sipas kompanisë, kjo është një pjesë e rëndësishme e kanalit hekurudhor midis rajonit jugperëndimor të Kinës dhe vendeve të ASEAN-it. (Irma)