Shefi i OBSH-së: Shpresojmë që emergjenca Covid të përfundojë vitin e ardhshëm
2022-12-17 17:17:55

Shefi i OBSH-se Tedros-Adhanom-Ghebreyesus (Foto Independent)

Shefi i OBSH-se Tedros-Adhanom-Ghebreyesus (Foto Independent)

 

Drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, deklaroi se shpreson që Covid-19 mos të jetë më një emergjencë shëndetësore globale vitin e ardhshëm.

Duke iu drejtuar një konference shtypi në Gjenevë, shefi i OBSH-së tha se Komiteti i Emergjencës Covid në OBSH do të diskutojë muajin e ardhshëm kriteret për shpalljen e përfundimit të emergjencës Covid, përcjell “Xinhua”.

“Ne shpresojmë që vitin e ardhshëm të jemi në gjendje të themi se Covid-19 nuk është më një emergjencë globale shëndetësore”,- tha Tedros, duke theksuar se, megjithatë, virusi SARS-CoV-2 nuk do të zhduket.

VCG

VCG

“Ai do të qëndrojë dhe të gjitha vendet do të duhet të mësojnë ta menaxhojnë atë së bashku me sëmundjet e tjera të frymëmarrjes, duke përfshirë gripin dhe RSV (Virusin Sincitial të frymëmarrjes), të cilët tani qarkullojnë intensivisht në shumë vende”,- tha ai.

Shefi i OBSH-së theksoi se një nga mësimet më të rëndësishme nga pandemia është se të gjitha vendet duhet të forcojnë sistemet e tyre të shëndetit publik për t'u përgatitur, parandaluar, zbuluar dhe reaguar me shpejtësi ndaj shpërthimeve, epidemive dhe pandemive.

Një mësim tjetër kyç, sipas tij, është nevoja për bashkëpunim shumë më të fortë, në vend të konkurrencës dhe konfuzionit që shënoi përgjigjen globale ndaj Covid-19. (Irma)