“Alibaba Cloud” hap qendrën e tretë të të dhënave në Japoni
2022-12-17 17:33:34

VCG

VCG

“Alibaba Cloud”, enti “cloud computing” i gjigantit kinez të internetit “Alibaba”, njoftoi nisjen e qendrës së saj të tretë të të dhënave në Japoni, për të përmbushur kërkesën në rritje të klientëve për transformim digjital.

E vendosur në Tokio, qendra e re e të dhënave duket të ofrojë një gamë të gjerë produktesh dhe shërbimesh të informatikës “cloud”, duke përfshirë ruajtjen, rrjetin dhe llogaritjen për klientët japonezë, shkruan “Xinhua”.

“Lancimi nënvizon angazhimin tonë të vazhdueshëm për t'iu shërbyer kërkesave të klientëve japonezë për transformimin digjital”,- tha Unique Song, menaxher i “Alibaba Cloud Intelligence” në Japoni, në një konferencë shtypi në Tokio.

VCG

VCG

“Alibaba Cloud” hapi qendrën e parë të të dhënave në Japoni në vitin 2016 dhe të dytën në vitin 2019.

Me prezantimin e qendrës së re të të dhënave, “Alibaba Cloud” tani ka një rrjet prej 86 zonash disponueshmërie në 28 rajone në mbarë botën, sipas kompanisë.

“Alibaba Cloud” u rendit e treta në tregun botëror të infrastrukturës si shërbim (IaaS) me një pjesë prej 9.5 për qind në vitin 2021, pas “Amazon” dhe “Microsoft”, sipas një raporti nga firma globale kërkimore dhe këshilluese “Gartner”, të publikuar në qershor. (Irma)