Kina përmirëson masat antiepidemike në sektorin logjistik
2022-12-17 18:23:19


VCG

VCG

Ditët e fundit, Këshilli i Shtetit i Kinës publikoi një dokument ku njoftohej  anulimi i plotë i kërkesave të menaxhimit me qark të mbyllur për automjetet që transportojnë mallra.

Pas këtij njoftimi qyteti Dongguan i provincës Guangdong veproi shpejt për të zbatuar masat e përmirësuara në sektorin logjistik, duke garantuar qarkullimin e mbarë të këtij zinxhiri.

VCG

VCG

Në sportelet e autostradave, automjetet që hyjnë dhe dalin nuk kanë më nevojë për skanimin e kodit shëndetësor dhe testimin e acidit nukleik, duke rritur efektivitetin e qarkullimit në mënyrë të dukshme.  Në zonën e pushimit të autostradës, automjetet e transportit të mallrave janë në gjendje optimale: shoferët mbajnë maska, matin temperaturën për hyrje në zonën e pushimit, ndërsa i gjithë procesi është lehtuar shumë.

Në fakt, Dongguan prej disa ditësh i ka hequr plotësisht kërkesat e menaxhimit të qarkut të mbyllur dhe ka anuluar “testimin pas arritjes” për shoferët dhe punonjësit që transportojnë mallra. (Jiang Lei)