Kina forcon shërbimet shëndetësore në komunitet për përballimin e COVID-19
2022-12-16 16:11:42

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Në një konferencë për shtyp të enjten zyrtarë të shëndetësisë thane se qeveria kineze ka forcuar shërbimet shëndetësore në  komunitet në mbarë vendin për t’i ndihmuar banorët të përballojnë përhapjen e shpejtë të COVID-19.

Drejtori i Departamentit të Shëndetësisë të Komisionit Kombëtar të Shëndetësisë Nie Chunlei u shpreh në konferencë shtypi se po organizohen shërbimet e posaçme mjekësore për grupet me rrezik të lartë duke përfshirë të moshuarit, për t’u  siguruar personave me nevojë më të madhe burimet e kufizuara mjekësore.

Siç bëhet e ditur nga Nie Chunlei, me përmirësimin e masave të kontrollit  të COVID-19, komunitetet në mbarë vendin po transformojnë fokusin e tyre nga “shmangia e përhapjes së infeksionit nëpërmjet identifikimit të hershëm dhe karantinës” në “furnizimin e shërbimeve të posaçme mjekësore”.

Zhu Lan, mjeke e një spitali në distriktin Xuhui të Shangait u shpreh se spitalet e nivelit  distriktual jo vetëm mund të plotësojnë kërkesat e përditshme për mjekim, por edhe do të ofrojnë  shërbimin e vaksinimit dhe do të zhvillojnë vizita të  rregullta tek pacientët me sëmundje kronike.

Kina ka shtuar gjithashtu numrin e klinikave për sëmundje të frymëmarrjes në komunitet për të parandaluar e kontrolluar më mirë gjendjen e virusit. Deri në fund të tetorit, janë hapur 19400 klinika të specializuara për sëmundjet e frymëmarrjes në distriktet në  mbarë vendin. (Fani)