Kina mban Konferencën Qendrore të Veprimtarisë Ekonomike për vitin 2023
2022-12-16 20:10:33
foto/CCTV
Konferenca vjetore e Veprimtarisë Ekonomike Qendrore u mbajt në Pekin nga e enjtja deri të premten, gjatë së cilës udhëheqësit kinezë vendosën prioritetet për këtë veprimtari në vitin 2023.
foto/VCG
foto/VCG
Duke mbajtur një fjalim të rëndësishëm në konferencë, Xi Jinping, presidenti kinez, njëherësh sekretari i përgjithshëm i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës dhe kryetar i Komisionit Qendror Ushtarak, shqyrtoi veprimtarinë ekonomike të vendit në vitin 2022, analizoi situatën aktuale ekonomike dhe pritshmëritë për gjendjen ekonomike të vitit të ardhshëm. (Fang Xiaoyu/Eda)
Lajmet Kryesore