Kina specifikon rolet e qeverisë qendrore dhe lokale në rigjallërimin rural
2022-12-16 20:25:58

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Kina ka specifikuar rolet e autoriteteve qendrore përkatëse, si dhe rolin e qeverive vendore, në promovimin dhe drejtimin e fushatës së vendit për rigjallërimin e zonave rurale, bën të ditur “China Daily”.

Lëvizja synon të krijojë sinergji dhe të arrijë progres solid në zbatimin e politikave dhe përmbushjen e detyrave, sipas një udhëzimi zyrtar.

Ministritë dhe departamentet përkatëse janë kryesisht përgjegjëse për formulimin dhe zbatimin e planeve strategjike, politikave kryesore dhe projekteve për rigjallërimin rural, ndër të tjera.

Qeveritë vendore duhet të marrin përgjegjësinë për 14 detyra, duke përfshirë sigurimin e furnizimit me drithëra dhe prodhime të rëndësishme bujqësore, planifikimin për zhvillimin e industrive rurale dhe futjen e më shumë talenteve për t'iu bashkuar fushatës, thuhet në udhëzues.

Dokumenti gjithashtu prezanton masa vlerësimi dhe mbikëqyrjeje për të nxitur qeveritë qendrore dhe vendore të përmbushin përgjegjësitë e tyre. (Irma)