Kina do të marrë masa të nevojshme për të mbrojtur të drejtat e ligjshme të ndërmarrjeve kineze
2022-12-16 19:21:28

foto/VCG

foto/VCG

Ministria e Tregtisë e Kinës shprehu të premten kundërshtim të fortë ndaj shtimit të 36 kompanive kineze nga SHBA në listën e zezë të eksporteve dhe i kërkoi Uashingtonit të ndalojë menjëherë praktikën e padrejtë.

Ministria tha se SHBA ka përgjithësuar konceptin e sigurisë kombëtare dhe ka abuzuar me masat e kontrollit të eksportit për të goditur ndërmarrjet dhe institucionet kineze në vitet e fundit, pavarësisht shkëmbimeve normale tregtare dhe kundërshtimit të fortë nga industritë në të dy vendet.

Ministria u zotua gjithashtu të marrë  masat e nevojshme për të mbrojtur të drejtat dhe interesat legjitime të ndërmarrjeve kineze.  (Fang Xiaoyu/Eda)