Mbi 5 miliardë dollarë në marrëveshje paraprake të nënshkruara në ekspozitën e tregtisë digjitale të Kinës lindore
2022-12-15 19:34:59

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Një total prej 37.4 miliardë juanësh (rreth 5.37 miliardë dollarë amerikanë) marrëveshje paraprake u arritën në Ekspozitën e Tregtisë Digjitale Globale të sapopërfunduar të mbajtur në provincën Zhejiang të Kinës Lindore, sipas departamentit provincial të tregtisë.

Me temën “Lidhja e tregtisë digjitale me botën”, Ekspozita e parë Globale e Tregtisë Digjitale u mbajt nga e diela deri të mërkurën në Hangzhou, kryeqendra e Zhejiang.

Ngjarja katërditore mblodhi më shumë se 800 kompani lider nga brenda dhe jashtë vendit dhe shfaqi 315 produkte të reja digjitale, bën të ditur “Xinhua”. Gjatë ekspozitës u nënshkruan gjithsej 89 projekte të mëdha në internet.

Zyrtarë qeveritarë, studiues dhe ekspozues të ftuar nga më shumë se 50 vende dhe rajone morën pjesë në këtë ngjarje për të diskutuar tema të nxehta në tregtinë digjitale globale dhe për të shtyrë përpara bashkëpunimin. (Elona)