IAEA do të dërgojë misione teknike të përhershme në të gjitha centralet bërthamore në Ukrainë
2022-12-15 19:11:26

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) do të dërgojë misione të përhershme teknike në të gjitha termocentralet bërthamore në Ukrainë.

Njoftimi u bë të martën nga kryeministri ukrainas Denys Shmyhal, përmes një postimi në “Telegram”.

Pas takimit të tij me drejtorin e përgjithshëm të IAEA-a, Rafael Grossi, në Paris, kryeministri ukrainas tha se ekspertë të pavarur të organizatës do të punojnë në Zaporizhzhia, Rivne, Khmelnytskyi, Pivdennoukrainsk dhe Çernobil. (Elona)