Pak të moshuar kinezë raportojnë efekte negative nga vaksinimi kundër Covid-19
2022-12-15 19:03:12

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Vaksinimi kundër Covid-19 ka pasur shumë pak efekte anësore te personat e moshës 60 vjeç e lart.

Wang Huaqing, shefi i imunologjisë në Qendrën Kineze për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, tha se raporti i reaksioneve anësore ishte më i ulët te popullata e moshuar (60 vjeç e lart) sesa te popullata më e re (nën 60 vjeç), bën të ditur “Xinhua”.

Raporti i reaksioneve të rënda anësore midis popullatës së moshuar ishte i ngjashëm me grupmoshat e tjera, ose nën 1 në 1 milion, shtoi ai.

Wang tha se zakonisht duhen një deri në dy javë për të zhvilluar antitrupa pas vaksinimit dhe nivele relativisht të larta të antitrupave arrihen katër javë pas një kursi të plotë vaksinimi. (Elona)