Kina dënon reagimin e Mbretërisë së Bashkuar për incidentin në Konsullatën e Përgjithshme në Mançester
2022-12-15 21:15:08

Foto: VCG

Foto: VCG

Ambasada e Kinës në Mbretërinë së Bashkuar njoftoi të mërkurën se deklarata e Mbretërisë së Bashkuar për incidentin e dhunshëm përçarës drejt Konsullatës së Përgjithshme Kineze në Mançester ishte shtrembëruese e fakteve dhe e papërgjegjshme.

Incidenti, që ndodhi më 16 tetor, ishte një provokim i dhunshëm përçarës i organizuar me qëllim nga forca kundër Kinës, thuhet në deklaratën e ambasadës.

“Ata hynë në mënyrë të paligjshme në konsullatë dhe sulmuan zyrtarët e konsullatës, duke dëmtuar rëndë sigurinë dhe dinjitetin e tyre. Nuk u bë asgjë për ruajtjen e të ashtuquajturës “liria e fjalës”, por u bë gjithçka për përçarje të dhunshme”,- bëhet e ditur në deklaratë.

Në deklaratën e Ambasadës Kineze qeveria britanike akuzohet se mban qëndrimin e rebelëve, duke drejtuar gishtin nga zyrtarët e konsullatës kineze, të cilët në fakt ishin viktima, nuk ndaloi në mënyrë efektive ndërhyrjen dhe sulmin e rebelëve dhe nuk arriti të mbronte ambientet dhe personelin e Konsullatës së Përgjithshme.

“Pala britanike nuk tregon respekt për drejtësinë dhe sundimin e ligjit, duke qenë e papërgjegjshme dhe ngjarja është e turpshme”,- bëri të ditur Ambasada Kineze, duke shtuar se ka bërë përfaqësime solemne me Mbretërinë e Bashkuar.

Sipas deklaratës kineze, Mbretërisë së Bashkuar i kërkohet të përmbushë detyrimet e saj sipas ligjit ndërkombëtar, të marrë të gjitha masat e nevojshme për të garantuar sigurinë dhe dinjitetin e konsullatës, si dhe të anëtarëve të misioneve diplomatike dhe konsullore kineze. (Li Huailiang/Eda)