Shmyhal: Ukraina do të marrë 1 miliard dollarë nga partnerët për të kaluar sezonin e dimrit
2022-12-15 19:58:41

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Kryeministri ukrainas Denys Shmyhal deklaroi se Ukraina do të marrë 1 miliard dollarë amerikanë nga partnerët e saj për të kaluar sezonin e ftohtë të dimrit, njoftoi shërbimi për shtyp i qeverisë.

Deklarata e Shmyhal u bë gjatë një konference të përbashkët për shtyp me ministren e Jashtme franceze, Catherine Colonna, pas konferencës ndërkombëtare “Të qëndrojmë me popullin ukrainas” të mbajtur në Paris, Francë, bën të ditur “Xinhua”.

Nga ndihma, 500 milionë dollarë do t'i ndahen Ukrainës si grante, ndërsa pjesa tjetër e shumës do të dorëzohet në formën e mallrave, shërbimeve dhe kredive, tha Shmyhal.

Sipas tij, Ukraina do të marrë pjesën më të madhe të ndihmës deri në fund të këtij viti. Në fillim të kësaj jave, Shmyhal tha se vendi i tij kërkon të paktën 1 miliard dollarë për mbështetjen emergjente të infrastrukturës energjetike që u dëmtua nga sulmet ruse. (Elona)