Li Keqiang-u i dërgon mesazh urimi kryeministrit të ri të Sao Tome dhe Principe, Patrice Trovoada
2022-12-15 21:12:54

Foto: VCG

Foto: VCG

Kryeministri i Kinës, Li Keqiang, i dërgoi ditët e fundit një mesazh urimi kryeministrit të ri të Sao Tome dhe Principe, Patrice Trovoada.

Në mesazhin e tij të urimit, kryeministri Li Keqiang u shpreh se pas rifillimit të marrëdhënieve diplomatike midis Kinës dhe Sao Tome dhe Principe, marrëdhëniet midis dy vendeve janë zhvilluar në mënyrë të shëndetshme, është thelluar vazhdimisht besimi politik dhe bashkëpunimi me përfitime të ndërsjella, nga rezultatet e të cilave kanë përfituar të dy popujve. 

“Qeveria e Kinës i kushtoi shumë rëndësi zhvillimit të marrëdhënieve me Sao Tome dhe Principe dhe Kina është e gatshme të nxisë partneritetin e bashkëpunimit gjithëpërfshirës mes dy vendeve, për të arritur përparime të reja dhe për të përfituar më mirë të dy vendet dhe popujt”,- deklaroi kryeministri Li. (Li Huailiang/Eda)