Nëntor; Ekonomia kombëtare kineze ruan rimëkëmbjen
2022-12-15 16:51:43

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Ekomonia kombëtare kineze ruajti në muajin nëntor prirjen e rimëkëmbjes, me shtimin e investimeve dhe çmimet e qëndrueshme në treg.

Me korrjen e drithërave të vjeshtës, vëllimi i prodhimit arriti në 511 miliardë kg duke u shtuar 0.4% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Vëllimi i përgjithshëm i prodhimit të drithërave i vendit vazhdoi të rritet, duke arritur në 686 miliardë e 550 milionë kg, me një rritje 0.5% në krahasim me vitin e kaluar.

Nga janari deri në nëntor të këtij viti, vëllimi i prodhimit industrial i Kinës u shtua 3.8% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Investimet në pasuritë e paluajtshme të mbarë vendit arritën në 52 trilionë e 4 miliardë e 300 milionë juanë (rreth 7.5 trilionë dollarë), duke u shtuar 5.3%. Vëllimi i përgjithshëm i import-eksportit të mallrave arriti në 38 trilionë e 336 miliardë e 900 milionë juanë (rreth 5.5 trilionë dollarë) duke u shtuar 8.6%. Ndër të cilët, vëllimi i eksportit arriti në 21 trilionë e 833 miliardë e 500 milionë juanë (rreth 3.1 trilionë dollarë), duke u shtuar 11.9% dhe vëllimi i importit arriti në 16 trilionë e 503 miliardë e 300 milionë juanë (rreth 2.4 trilionë dollarë), duke u shtuar 4.6%. Njoftohet se papunësia në vend është 5.6%.

Njëkohësisht nga janari deri në nëntor, vëllimi i përgjithshëm i shitjes me pakicë të mallrave të konsumit arriti në 39 trilionë e 919 miliardë juanë (rreth 5.7 trilionë dollarë) duke u ulur 0.1% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Çmimi i konsumit të banorëve (CPI) u rrit 2%. (Fani)