Xi i drejtohet me fjalim me shkrim Samitit të 15-të të Sipërmarrësve Kinë-Amerikë Latine
2022-12-15 16:30:41

Presidenti  kinez Xi  Jinping iu drejtua të mërkurën me një një fjalim me shkrim ceremonisë e hapjes së Samitit të 15-të të Sipërmarrësve Kinë-Amerikë Latine.

Makina eksporti drejt Amerikës Latine, 11 dhjetor 2022, qytet Bozhou, provincë Anhui, Kinë Lindore(Foto:VCG)

Makina eksporti drejt Amerikës Latine, 11 dhjetor 2022, qytet Bozhou, provincë Anhui, Kinë Lindore(Foto:VCG)

Kreu i shtetit i Kinës vuri në dukje se Kina do t'i përmbahet politikës bazë kombëtare të hapjes, do të ndjekë me vendosmëri një strategji të hapjes me përfitim të ndërsjellë, do të ngulë këmbë në globalizimin ekonomik, do të vazhdojë të ofrojë mundësi të reja për botën me zhvillimin e vet, do të promovojë ndërtimin e një ekonomie të hapur botërore dhe t’u ofrojë më shumë përfitime njerëzve të të gjitha vendeve, duke përfshirë vendet e Amerikës Latine dhe ato të Karaibeve (LAC).

Ekspozitë e veprave të piktorëve latino-amerikanë, 17 shtator, qytet Xi'an, provincë Shaanxi(Foto:VCG)

Presidenti shtoi se që nga nisja para 15 vjetësh, Samiti i Sipërmarrësve Kinë-Amerikë Latine, me fokus në shërbimin e sipërmarrjeve, ka luajtur një rol të rëndësishëm në promovimin e bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar Kinë-Amerikë Latine, si dhe në thellimin e shkëmbimeve kulturore dhe njerëzore midis dy palëve.

Sipas tij, marrëdhëniet  Kinë-Amerikë Latine kanë hyrë në një epokë të re me karakteristika si barazi, përfitim reciprok, inovacion, hapje dhe përfitime të përbashkëta. Ai u shpreh se qarku i biznesit është një forcë e re për bashkëpunimin  praktik  Kinë-Amerikë Latine, si dhe një ndërtues dhe përfitues i rritjes së marrëdhënieve dypalëshe.

Samiti i 14-të i Sipërmarrësve Kinë-Amerika Latine, qytet Chongqing, 2021(Foto:VCG)

“Shpresojmë që miqtë nga qarku i biznesit do të vazhdojnë të mbështesin frymën e paepur dhe pioniere të sipërmarrjes dhe të veprojnë si promovues të zhvillimit të hapur, udhëheqës të zhvillimit inovativ dhe praktikues të zhvillimit të përbashkët në një përpjekje për të dhënë kontribute të reja dhe më të mëdha në nxitjen e ndërtimit  të komunitetit me fate të përbashkëta Kinë-Amerikë Latine”, tha presidenti kinez Xi Jinping në fjalimin e rastit.