Kina përgatitet për provimin pranues të shkollës pasuniversitare
2022-12-15 19:53:28

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Kina ka miratuar një sërë masash për të përmirësuar përgatitjet për provimin vjetor pranues në shkollat pasuniversitare, të planifikuar për nga 24 deri në 26 dhjetor, në mes të epidemisë së koronavirusit. Ministria e Arsimit në një deklaratë të mërkurën bëri të ditur se të gjithë stafit të provimit dhe kandidatëve u kërkohet të bëjnë një test të acidit nukleik përpara provimit, bën të ditur “Xinhua”.

Zonat e ekzaminimit dhe vendkalimet duhet të përcaktohen në një mënyrë të bazuar në shkencë dhe në përputhje me kërkesat e parandalimit të Covid-19. Mund të krijohen dhoma të veçanta provimi për ata me rezultat pozitiv të testit të acidit nukleik ose temperaturë jonormale të trupit.

Autoritetet lokale të arsimit do të bashkëpunojnë gjithashtu me policinë dhe departamentet e mbikëqyrjes së tregut për të siguruar një mjedis të pastër provimi, sipas ministrisë. Rreth 4.57 milionë aplikantë iu nënshtruan provimit pranues të shkollës pasuniversitare vitin e kaluar. (Elona)