Pekini pret konferencën mbi diversitetin e qytetërimeve dhe qeverisjen e të drejtave të njeriut
2022-12-15 19:17:27

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Konferenca Ndërkombëtare mbi Diversitetin e Qytetërimeve dhe Qeverisjen Globale të të Drejtave të Njeriut u mbajt në Pekin të martën.

Ngjarja tërhoqi pjesëmarrjen fizike dhe online nga afro 50 ekspertë nga vende të ndryshme, përfshirë Kinën, Kubën, Mbretërinë e Bashkuar, Rusinë dhe Francën, bëri të ditur “Xinhua”.

“Komuniteti ndërkombëtar ka nevojë për kontributin e Kinës në qeverisjen globale të të drejtave të njeriut”,- tha Micol Savia, përfaqësues i Përhershëm i Shoqatës Ndërkombëtare të Avokatëve Demokratikë në Kombet e Bashkuara në Gjenevë, duke njohur rolin e Kinës si një aktor kryesor në marrëdhëniet ndërkombëtare.

Zuo Feng, zëvendëskryetar dhe Sekretar i Përgjithshëm i Fondacionit Kinez për Zhvillimin e të Drejtave të Njeriut, bëri thirrje për veprim për të luftuar përplasjet e qytetërimeve dhe për të penguar diskriminimin dhe paragjykimin ndaj qytetërimeve të caktuara, në mënyrë që të krijohet një mjedis i shëndetshëm për avancimin e të drejtave të njeriut në mbarë botën. (Elona)